Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Rukiqi: LDK-ja synon 5% rritje ekonomike përmes investimeve

Rukiqi: LDK-ja synon 5% rritje ekonomike përmes investimeve

Deputeti i LDK-së, Berat Rukiqi, ka shpalosur synimet për rritjen ekonomike të Kosovës në një periudhë katërvjeçare nëse fiton zgjedhjet e 9 shkurtit, duke theksuar se rritja mesatare vjetore prej 5% mund të arrihet pa rritur taksat, por duke tërhequr investime të reja.

“Ne synojmë 5 për qind rritje ekonomike mesatare vjetore. Efekti vërehet në vitin e dytë të qeverisjen sepse tash po themi e trashëgojmë nga qeveria aktuale. Mesatarja e katër viteve ne synojmë të kemi 5 për qind rritje ekonomike. Duhet të rrisim taksa, jo kjo nuk është logjika, logjika jonë është të fusim investime”, ka deklaruar Rukiqi.

Në lidhje me komentet e ministrit të Financave, Hekuran Murati, për fitimet e Bankës Qendrore, Rukiqi reagoi duke e cilësuar “qesharake” këtë deklaratë.

Ai ka kritikuar se fondet mbahen të pandryshuara në vlerë, ndërsa inflacioni i ka gërryer ato.

“Normal që krijon fitim, kur i mban aty 700-800 milionë euro pa kurrfarë vlere,” është shprehur Rukiqi, duke kërkuar përdorim më të efektshëm të këtyre mjeteve.

Powered by WordPress