Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Rukiqi: Kurti s’e do as publiken e as privaten, ai e do paranë e mafisë energjetike

Rukiqi: Kurti s’e do as publiken e as privaten, ai e do paranë e mafisë energjetike

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, njëherësh ish-kryetar i Odës Ekonomike ka treguar një bashkëbisedim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin sa mbante pozitën në odë.

Rukiqi tregon se si Kurti i kishte thënë se e do publiken e jo privaten.

“Sot është e qartë: ai nuk e do as publiken, as privaten.”, ka shkruar Rukiqi në Facebook.

Sipas Rukiqit, Kurti në njërën anë po tenton ta rrënojë rendin kushtetues e në anën tjetër ka ndalur dy projekte madhore energjetike dhe strategjike.

“Një gjë e ka dëshmuar se e do shumë, jashtë publikes e privates: paranë e mafisë energjetike.”, ka shkruar Rukiqi.