spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Rukiqi kritikon Qeverinë: Xhepat e qytetarëve të gërryer nga rritja e çmimeve, keni humbur 500 milionë nga sanskionet

Extra AL PVC

Berat Rukiqi ka reaguar në profilin e tij në ‘facebook’ rreth pretendimeve të Qeverisë Kurti për vazhdimësinë e rritjes ekonomike në vend. Zyrtari i LDK-së, ka thënë se ndonëse ka rënie nga 5.62 nga tremujori I parë në 4.27 në tremujorin e dytë, qeveria flet për rritje të qëndrueshme ekonomike.

Ai tutje ka përmendur edhe shkallën e lartë të inflacionit, deficitin tregtar dhe ka shkruar se Kosova ka humbur 500 milionë euro nga masat e Bashkimit Evropian.

Rukiqi ka publikuar edhe një fotografi nga një raportim i mediave ku thuhet se një urë në rrugën Prishtinë-Gjilan është krisur ende pa u lëshuar për qarkullim.

Postimi i plotë;

– Pas gerryerjes te xhepit te qytetareve nga rritja e çmimeve (Çmimi i bukes eshte rrit per 50%, çmimi i qumështit është rrit për 38%, e ne mesatare mbi 50% per te gjitha produktet tjera ushqimire), duke mos e marre asnje mase te vetme per te zbutur krizen me çmimet dhe varferimin e qytetareve;

– kur nuk e kane realizuar asnje investim te rendesishem ne ekonomi (edhe ato qe po i bejne, po i bejne keq dhe me korrupsion, siç ishte rasti i fundit, me uren ne rrugen e Gjilanit);

– I kane humbur mbi 500 milione euro nga izolimi dhe sanksionet;

– me deficit tregtar mbi 5 miliarde euro;

Dalin dhe krenohen me rritje ekonomike 0,3% mbi projeksionet

Ne gjuhen e tyre: rritje e qendrueshme nuk mund te quhet nese nga 5,62% rritje ne tremujorin e pare, bjen ne 4.27% ne tremujorin e dyte. Kjo eshte renie e qendrueshme

Fotografia e bashkangjitur eshte simboli i vetem rritjes qe e kemi me kete qeveri

spot_img

Të fundit

“Kush janë këta hamama?”, qytetari që iu bërtiti aktivistëve të PSD’së del të jetë militant i flaktë i Kurtit

Ramadan Istrefi, banor i Mitrovicës së Veriut ka kritikuar...

Burzako: E rrezikshme vonesa e BE-së në afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Partia Demokratike e Kosovës, në bashkëpunim me “Institute of...

Murati tha se ka pasë rritje ekonomike në këtë tremujor, Bajrami: Qytetarët e dinë që pagat kurrë ma të pavlera s’kanë qenë

  Ministri i Financave, Hekuran Murati, dje tha se ekonomia e vendit “ka vazhduar rritjen edhe në tremujorin e dytë të këtij viti me 4.27%...

“Kush janë këta hamama?”, qytetari që iu bërtiti aktivistëve të PSD’së del të jetë militant i flaktë i Kurtit

Ramadan Istrefi, banor i Mitrovicës së Veriut ka kritikuar ashpër dy zyrtarët e PSD-së, Dardan Molliqajn dhe Frashër Krasniqi. Kjo ka ardhë pas aksionit të...

VIDEO/ Rrahje e rëndë mes tifozave të Fushë Kosovës dhe atyre të Vushtrrisë, para policisë përdorën edhe thika

Një rrahje e rëndë ka ndodhur me tifozëve të Fushë Kosovës dhe atyre të Vushtrrisë. Në pamjet e publikuara nga faqja “Fansat e Futbollit Kosovar”...