Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Rukiqi: Kjo Qeveri edhe Kuvendin e shndërroi në sallë të dasmave me emërime familjare

Rukiqi: Kjo Qeveri edhe Kuvendin e shndërroi në sallë të dasmave me emërime familjare

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Berat Rukiqi, ka deklaruar se epiteti që i përshtatet kësaj qeverie, është shndërrimi i saj në sallë të dasmave.

Kjo pasi deputetët e pushtetit votuan për emërimin në Bord të KOSTT-it, për gruan e ministrit të Infrastrukturës Liburn Aliu dhe nipit të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

Në një prononcim për Gazetën Express, Rukiqi tha se Qeveria e ka shndërruar tashmë edhe parlamentin në pjesë të tyre të nepotizmit, për të kontrolluar secilin aset të rëndësishëm.

“Qeveria ka shndërruar tashmë edhe parlamentin apo makinerinë votuese të tyre në parlament, si pjesë të tyre të nepotizmit për të kontrolluar së pari secilin aset të rëndësishëm në mënyrë që pastaj të njëjtat të përdorën për keqmenaxhime dhe për skema korruptive. Të njejtën kohë edhe për të krijuar influencë partiake përmes skemave të punësimeve të paligjshme. Nëse ka një epitet që i përshtatet kësaj qeverie është shndërrimi i saj në sallë të dasmave”, deklaroi Rukiqi.