Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Rukiqi i LDK-së bezdis Abrashin me analiza ekonomike, deputeti i VV-së përfshin Serbinë në reagim

Rukiqi i LDK-së bezdis Abrashin me analiza ekonomike, deputeti i VV-së përfshin Serbinë në reagim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, i ka reaguar kandidatit për deputet të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, duke kritikuar qasjen e tij në analizat ekonomike. Në reagimin e tij ai ka përmendur edhe Serbinë.

Sipas Abrashit, Rukiqi është angazhuar në diskutime ekonomike të cilat nuk përkojnë me interesat e Kosovës.

Në shkrimin e tij, Abrashi kujton vizitën e mëhershme të Rukiqit në Beograd, ku ky i fundit ka takuar kryetarin e Odës Ekonomike të Serbisë për të biseduar për projekte të përbashkëta që prekin Kosovën.

Abrashi thekson se temat e diskutuara në këtë takim përfshinin çështjen e Brezovicës, minierat, Trepçën dhe Ujmanin.

Deputeti i VV-së përmend gjithashtu se bashkëpartiaku i Rukiqit, Abdullah Hoti, kishte bërë lëshime për Serbinë, duke plotësuar sipas tij kërkesa.

“Kanë folë për Brezovicën ku deri vonë Serbia ka pasur edhe rampë ndaluese, kanë folë për miniera ku dihet se bëhet fjalë për Trepçën e për Ujmanin nuk ka pasur nevojë sepse atë kërkesë Serbisë ja ka plotësuar tash bashkëpartiaku Dulla“, shkroi ai në Facebook.

Abrashi kritikon qeverisjen e mëparshëm të Kosovës, të cilët, sipas tij, kishin ulur ndjeshëm sovranitetin e vendit.

“Shikojeni se në çfarë niveli e patën sjellë sovranitetin e vendit e sot na flasin për të ardhmen e tij”.

Powered by WordPress