Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social ka shkruar se, Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi e ka shpërblyer dostin e vet të ngushtë të kompanisë ‘Bageri’ me 3 tendera sekretë, pa përfshirë këtu edhe aneks kontratat.
Ky është postimi i plotë i Rukiqit:
“Tenderat sekretë, janë bash për dosta…
Durmishi e ka pranu publikisht që e ka dost Shabanin e ‘Bagerit’, por kjo nuk i ka pengu me vazhdu me i bë favore në tendera.
Favorizimet duhet me u ndalë!
Lidhja Demokratike po i bën hapat e tutjshëm me komision hetimor rreth tenderave sekret!” ka shkruar ndër të tjera zyrtari i LDK-së.
/TV Arbëria