Seanatori amerikan, Marco Rubio, ka reaguar pas shkrimit të ish-emisarit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, lidhur me përzgjedhjen e këtij të parit të sekretarit amerikan të Shtetit.
Lidhur me këtë, Rubio ka shkruar në platformën ‘X’ duke falënderuar Grenellin dhe duke thënë se do të jetë “jetik” në mbrojtjen e Amerikës dhe amerikanëve në vitet në vjiim, shkruan Insajderi.
“Faleminderit! Fjalë të mëdha nga një amerikan i madh, i cili do të jetë pjesë jetike e mbrojtjes së Amerikës dhe amerikanëve në vitet në vijim!”, thotë Rubio në platformën ‘X’.
Grenell vlerësoi se Rubio “do të jetë i mrekullueshëm për Amerikën”.
Rubio është bërë përzgjedhja e Trump në pozitën e sekretarit amerikan të Shtetit.