Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Rubio pas bisedimeve me delegacionin rus: Synimi i sotëm ishte vendosja e komunikimit

Rubio pas bisedimeve me delegacionin rus: Synimi i sotëm ishte vendosja e komunikimit

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio, pas bisedimeve me delegacionin rus tha se “ne nuk do të para-negociojmë një fund të këtij konflikti”, duke iu referuar Ukrainës.

Ai thotë se “këto janë gjërat” që ndodhin përmes “diplomacisë së vështirë në dhoma të mbyllura për një periudhë kohore”.

“Në mënyrë që një konflikt të përfundojë, të gjithë në atë konflikt duhet të jenë në rregull me të, duhet të jetë i pranueshëm për ta”, thotë ai, shkruan BBC.

Rubio shton se “qëllimi i takimit të sotëm” ishte vazhdimi i telefonatës së presidentit të SHBA-së Donald Trump me presidentin rus Vladimir Putin javën e kaluar dhe “krijimi i këtyre linjave të komunikimit”.

“Sot është hapi i parë i një rrugëtimi të gjatë dhe të vështirë, por të rëndësishëm”.

“Presidenti Trump është i përkushtuar për t’i dhënë fund këtij konflikti, siç tha ai kur bëri fushatë për president. Dhe ai dëshiron që të përfundojë në një mënyrë që është e drejtë, ai dëshiron që ajo të përfundojë në një mënyrë që të jetë e qëndrueshme, jo që të çojë në një konflikt tjetër në dy ose tre vjet”.