Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Rubio: Ndihma e ShBA-së për Venezuelën do të jetë e shpejtë dhe e madhe

Rubio: Ndihma e ShBA-së për Venezuelën do të jetë e shpejtë dhe e madhe

Presidenti amerikan Donald Trump dhe zyrtarë të tjerë të administratës amerikane janë zotuar të ndihmojnë Venezuelën pas tërmetit.
Ndërkaq, Sekretari i Shtetit Marco Rubio ka thënë se ekipet e kërkim-shpëtimit me bazë në ShBA po vendosen në Venezuelë.

Ai madje ka premtuar se ndihma ndaj shtetit latin do të jetë e madhe dhe e shpejtë. Si pasojë e tërmetit, 25 mijë persona raportohen të zhdukur.

Sidoqoftë, Pentagoni nuk ka dhënë informatat të mëtutjeshme për momentin lidhur me iniciativat që do t’i marrin.

Ashtu, edhe Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit nuk kanë dalë me informata lidhur me ndihmën që do të dërgojnë në Venezuelë.