Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Rubin Kazan e refuzon edhe ofertën e dytë të Cagliarit për Dakun

Rubin Kazan e refuzon edhe ofertën e dytë të Cagliarit për Dakun

Rubin Kazan s’është ndarë i kënaqur as me ofertën e dytë e skuadrës italiane Cagliari për ta liruar sulmuesin shqiptar Mirlind Daku.

Për dallim nga oferta e parë në vlerën e 3 milionë eurove, Cagliari ka përmirësuar dukshëm, duke bërë ofertë prej 5 milionë euro plus 3 milionë euro bonuse.

Nga këto bonuse, 1 milionë euro mund të fitoheshin nëse Daku zhvillonte një numër të caktuar të ndeshjeve, derisa 1 milionë euro tjera në kontributin që do të bënte për gol dhe asistime. Milioni i fundit rusët do ta fitonin nëse Cagliari e shet shqiptarin te cilado skuadër tjetër.

Sidoqoftë, Rubin Kazani s’është ndarë i kënaqur dhe duan së paku 10 milionë euro për ta liruar. Sipas raportit, gjiganti rus e ka vlerësuar ofertën si “jo të keqe”, por duhet pak më shumë për sulmuesin.

Kujtojmë, Daku kaloi te Rubini nga Osijeku për 1.2 milionë euro ndërsa babai i tij Fehmiu, ka konfirmuar edhe interesimin nga klubet gjermane, si dhe CSKA dhe Lokomotiva.

Powered by WordPress