Gazetari Krstiq flet për skenar: Bllokimi i rrugëve u organizua dhe u mbështet fshehtë nga kabineti i Vuçiq

Gazetari Branislav Krstiq ka komentuar bllokadën e rrugëve brenda...

Parashikimi i motit për nesër

Të dielen parashihet mot stabil e kryesisht me diell. Temperaturat...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Zyrtari amerikan vizitë në Kosovë, “shmang” Kurtin – takohet vetëm me presidenten Osmani

Extra AL PVC

Ndihmëssekretari amerikan i Byrosë Ndërkombëtare kundër Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson do të jetë për vizitë zyrtare në Prishtinë, ndërkaq gjatë vizitës këtu do të takohet vetëm me presidenten e shtetit, Vjosa Osmani.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se Todd Robinson do të jetë për vizitë edhe në Tiranë nga datat 18-20 mars dhe do të takohet me kryeministrin Edi Rama.

Ndërkaq, Robinson në Kosovë do të jetë nga 20 deri më 22 mars dhe do të takohet vetëm me presidenten Vjosa Osmani.

Ndryshe, mëson se një takim i zyrtarit amerikan me kryeministrin Albin Kurti nuk është planifikuar.

Kjo është hera e dytë brenda dy jave që zyrtarët amerikanë gjatë vizitës në Kosovë nuk takojnë kryeministrin Kurti.

Edhe ndihmësadministratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Erin E. McKee në fillim të marsit ishte për vizitë në Kosovë

Gjatë vizitës zyrtare ajo takoi vetëm presidenten e shtetit.

Pas takimit që ka pasur me presidenten Osmani, McKee në një konferencë për media ka thënë se pavarësisht mosmarrëveshjeve me “qeveri të caktuara”, përkushtimi ndaj Kosovës mbetet i palëkundur.

“Edhe pse mund të përballemi me mosmarrëveshje apo sfida me qeveri të caktuara, përkushtimi ynë ndaj popullit të Kosovës mbetet i palëkundur dhe i qëndrueshëm”, ka thënë McKee. /Telegrafi/

spot_img

Të fundit

Gazetari Krstiq flet për skenar: Bllokimi i rrugëve u organizua dhe u mbështet fshehtë nga kabineti i Vuçiq

Gazetari Branislav Krstiq ka komentuar bllokadën e rrugëve brenda...

Parashikimi i motit për nesër

Të dielen parashihet mot stabil e kryesisht me diell. Temperaturat...

DEGRADIMI I FUTBOLLIT NË KOSOVË

Kosova humbi 0-3 ndaj Rumanise, në një ndeshje që...

Fundjavë me fluks në Morinë, qytetarët e Kosovës për pushime në Shqipëri edhe në shtator

Edhe mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me...

Gazetari Krstiq flet për skenar: Bllokimi i rrugëve u organizua dhe u mbështet fshehtë nga kabineti i Vuçiq

Gazetari Branislav Krstiq ka komentuar bllokadën e rrugëve brenda territorit të Serbisë si reagim ndaj mbylljes së komunave paralele në Veri. Ai ka thënë se...

Parashikimi i motit për nesër

Të dielen parashihet mot stabil e kryesisht me diell. Temperaturat maksimale 29C deri 32C. Nga dita e hënë përkeqësim i motit, me të reshura shiu...

DEGRADIMI I FUTBOLLIT NË KOSOVË

Kosova humbi 0-3 ndaj Rumanise, në një ndeshje që pritej ta fitonim dhe atë për dy arsye kryesore; Sepse jemi ekip më e mire...