Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Abelard Tahiri, ka thënë se zgjedhjet janë të nevojshme për ta nxjerrë vendin nga kriza ekonomike dhe për të nxjerrë nga sanksionet që i janë vënë vendit nga BE-ja.
Duke folur për sondazhet që kohë pas kohe bëhen në vendin tonë, Tahiri ka thënë se sondazhet janë sondazhe, por zgjedhjet janë ato që përcaktojnë fatin e një qeverie.
“Sondazhet janë sondazhe, por zgjedhjet janë ato që përcaktojnë fatin e një qeverie. Ne iu bëjmë thirrje edhe kryeministrit Kurti edhe qeverisjes së LVV-së që të mos frikësohen dhe t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së PDK-së, ashtu siq kemi kërkuar që më 9 qershor të organizohen zgjedhjet e parakohshme në Republikën e Kosovës. Këto janë nevojë për vendit tonë janë nevojë për të nxjerrë vendin tonë nga kriza janë nevojë për nxjerrjen e vendit nga sanksionet janë nevojë për një agjendë zhvillimore për vendin tone. Ne nuk kemi asnjë dyshim mandatari i cili do ta themelojë qeverinë e re të Republikës së Kosovës do të jete mandatari nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza. Ne konsiderojmë që vendimi jonë është të i propozojmë vendit që të shkojë në zgjedhje me 9 qershor. Është një vendimi drejtë, është një vendim që çon drejt një krijimi të një qeverie të re dhe ajo qeveri e drejtuar nga Kryeministri Bedri Hamza do ta nxjerrë vendin nga kjo krizë ekonomike të cilën e ka kapluar vendin tonë po në anën tjetër do ta nxjerr nga sanksionet të cilat na janë dhënë nga BE-ja”, ka thënë ai.
/TV Arbëria