Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka hasur kundërvajtësin (shoferin) i cili drejtonte automjetin nën masën mbrojtëse të ndalimit për vozitje të shqiptuar ditë parë.
Prandaj, ndaj tij është shqiptuar gjobë prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative, masa mbrojtëse marrje e patentë shoferit për gjashtë (6) muaj.
Poashtu të njëjtit i është konfiskuar automjeti me masë aktive për gjashtë muaj.
/TV Arbëria
