Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Opozita kritikon qeverinë: Përvjetori i 16-të i pavarësisë i zbehtë, nën sanksione e me prishje marrëdhëniesh me aleatë

Opozita kritikon qeverinë: Përvjetori i 16-të i pavarësisë i zbehtë, nën sanksione e me prishje marrëdhëniesh me aleatë

Tri partitë opozitare në vend janë shprehur se asnjëherë me parë Kosova nuk ka qenë më e cenuar dhe nuk ka pritur përvjetor më të zbehët e pa progres.

Deputetet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë akuzuar qeverinë aktuale se si shkak i tyre, Kosova ka hyrë në përvjetorin e 16-të të saj si shtet i sanksionuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe si shtet i qortuar nga aleati kryesor i saj, Shtete e Bashkuar të Amerikës.

Deputetja e LDK-së Rrezarta Krasniqi, ka thënë se për tri vite qeverisje të qeverisë Kurti, festimet e përvjetorëve kanë qenë të zbehta pasi nuk ka pasur as një vizitë nga ndërkombëtarët, përveç organizimeve protokollare.

“Me 17 shkurt ne festojmë 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe kemi pasur një organizim të zbehtë përveç atyre protokollare që janë, nuk kemi pasur ndonjë vizitë nga aleatet tanë ndërkombëtarë, sepse që nga marrja e qeverisë as një herë nuk ka gjetur dakordim me ta dhe secilin ditë po shohim deklaratë të ndryshme si të aleteve nga BE-ja gjithashtu edhe nga ShBA-të. Është viti i parë i festimit të pavarësisë ku ne jemi me sanksione nga BE-ja. Kemi parë deklarata të një pas njëshme të aleteve ndërkombëtar dhe të ShBA-ve”, ka thënë ajo.

Ndërsa deputetja e PDK-së Blerta Deliu- Kodra, thotë se është e pa falshme mos koordinimi i qeverisë me aleatet marr parasysh angazhimin e tyre që Kosova të jetë e lirë e e njohure nga shtet e tjera.

“Është e pa falshme për faktin se ne gjithë kujtojmë sidomos në vigjilje të festave të pavarësisë, kujtojmë rrugëtimin e Kosovës për tu bërë shtet, gjakun e derdhur, sakrificën, dëshmorët, martirët, por edhe aleancat tona, intervenimin e NATO-së dhe faktin që partneret tanë e kanë ndihmuar fuqishëm Kosovën për tu bërë shtet. Për tu konsoliduar në aspektin e fuqizimit të saj ndërkombëtar për tu njohur nga shtet e tjera për tu bërë anëtare në organizma ndërkombëtarë dhe sot për pavarësi Kosova vazhdon që të jetë më e zbehtë, më e cenuar dhe Kosova nuk ka progres për të cilin do të donim të flisnim sot edhe si opozitë”, thotë Deliu.

Kurse sipas deputetes se AAK-së Albana Bytyqi, Kosova për herë të parë feston pavarësinë nën sanksione, sipas saj, ky ka qenë një vit shumë shqetësues si shkak i keq qeverisjes.

Ajo tha se fal qeverisjes së Albin Kurtit sot shteti nuk ka bashkëpunim me aleatët dhe pa përkrahjen e ShBA-së.

“Po për here parë si shtet jemi nënë sanksione është kjo fal qeverisjes jo të mirë të Albin Kurti dhe të VV-së. Ajo çka është e rëndësishme që ne si shtet nuk po mundemi dhe qeverisja e VV-së nuk po mund ta jap as një kontribut në lidhje me qytetarët të cilët kanë nevojë për punësim, kanë nevojë për me u zhvillu brenda vendit tonë e jo me ik jashtë vendit. Ne e dimë shumë mirë që ky vit ka qenë vërtet një vit shumë shqetësues për ne si qytetar edhe neve si politikanë për shkak se ka pasur shumë lëvizje që kanë shkuar në migrim dhe kjo është shumë shqetësuese për në”, tha ajo.

“Ne kemi parë që përderisa sot jemi nënë sanksione dhe e kemi parë që nuk kemi bashkëpunim me aleatët tanë dhe kjo falë qeverisej së Albin Kurti dhe mos koordinimit ne jemi sot këtu ku jemi dhe nuk kemi përkrahjen e SHBA-së”, shtoi ajo.

/TV Arbëria

Themes by WordPress