Ministrja Haxhiu inkurajon gratë të ndjekin rolet udhëheqëse

Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës, me...

Ushtarët rusë akuzohen për përfshirje në vrasjen e një amerikani

Russell Bentley, një burrë nga Teksasi, i cili si...

Austin: SHBA-ja është e shqetësuar me përshkallëzimin mes Izraelit dhe Hezbollahut

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka shprehur të...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

RTK: Në veri për 7 muaj u shpenzua rrymë në vlerë prej 8 milionë euro, u paguan 600 mijë

Extra AL PVC

 

Energjia e shpenzuar në 7 mujorin e parë të këtij viti në komunat veriore, kap vlerën e mbi 8 milionë eurove. Por nga kjo shumë, ZRRE thotë se qytetarët serbë kanë paguar vetëm rreth 600 mijë euro.

Energjinë elektrike që po e shpenzojnë, një pjesë e qytetarëve serbë në veri të vendit, vazhdojnë të mos e paguajnë.

“Mu më ka ardhë fatura e rrymës për banesë, e kam edhe borxhin e vjetër edhe borxhin e ri. A i keni paguar? Jo nuk kam shkuar ta paguaj se kam pasur dhimbje në këmbë”, tha një qytetar.

Ndërsa ka të tjerë që thonë se ende nuk u është faturuar energjia elektrike e shpenzuar.

“Te ne nuk kanë ardhë fatura, as orë të rrymës nuk kemi”, deklaroi qytetari.

Nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) kanë bërë të ditur për RTK-në se energjia e shpenzuar në 7 mujorin e parë të këtij viti në komunat veriore, kap vlerën e mbi 8 milionë eurove.

Por nga kjo shumë, qytetarët kanë paguar rreth 600 mijë euro.

“Sipas legjislacionit në fuqi, Elektrosever obligohet të raportoj në ZRrE të dhënat e energjisë elektrike.Sa i përket pyetjes tuaj se a janë duke u shpërndarë faturat, ju informojmë se faturat janë duke u shpërndarë sipas legjislacionit në fuqi. Sipas të dhënave, për shtatë muaj e këtij viti, janë faturuar 113,941,547 kWh, shprehur në euro 8,298,224€, ndërsa pagesa nga energjia e faturuar është 631,804€”, thanë nga ZRrE.

Në fund të shkurtit 2024, qytetarët në katër komunat veriore morën faturën e parë paushall. Në atë përllogaritje u përfshi një pagesë minimale fikse në shumën prej 21.60, ndërsa pas muajit prill, atyre u është llogaritur konsumi.

spot_img

Të fundit

Ministrja Haxhiu inkurajon gratë të ndjekin rolet udhëheqëse

Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës, me...

Ushtarët rusë akuzohen për përfshirje në vrasjen e një amerikani

Russell Bentley, një burrë nga Teksasi, i cili si...

Austin: SHBA-ja është e shqetësuar me përshkallëzimin mes Izraelit dhe Hezbollahut

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka shprehur të...

“Koka” e tij vlente 7 milionë dollarë, vrasja e komandantit të Hezbollahut, reagon Irani

Ambasada iraniane në Liban ka dënuar “çmendurinë izraelite” siç...

Ministrja Haxhiu inkurajon gratë të ndjekin rolet udhëheqëse

Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së, organizoi një tryezë të rrumbullakët për të diskutuar përvojat dhe...

Ushtarët rusë akuzohen për përfshirje në vrasjen e një amerikani

Russell Bentley, një burrë nga Teksasi, i cili si “Kauboj i Donbasit” fitoi famë pasi iu bashkua forcave të mbështetura nga Rusia në Ukrainën...

Austin: SHBA-ja është e shqetësuar me përshkallëzimin mes Izraelit dhe Hezbollahut

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka shprehur të premten përsëri shqetësimin për përshkallëzimin e situatës mes Izraelit dhe Hezbollahut, gjatë një bisede telefonike...