Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se mbrëmë ekipjet e kontraktuara për mbledhje të mbeturinave janë kërcënuar nga dias punonjës të Kompanisë Rajonale “Pastrimi” në dy lokacione të lagjes Dardania.
Në rastin e parë, ai ka thënë se dy punonjës të kontraktuar janë sulmuar fizikisht, ndërsa në rastin e dytë, janë ndaluar nga disa punonjës të kompnisë Pastrimi dhe iu janë kërkuar letërnjoftimet dhe të dhëna tjera me qëllim, sipas tij, të frikësimit.
“Organet e Policisë së Kosovës janë informuar dhe menjëherë kanë reaguar në vendin e ngjarjes. Për këtë veprim të menjëhershëm falënderoj Policinë e Kosovës”, ka shkruar Rama.