Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Rrustem Mustafa i reagon Kurtit për pagën minimale- Pse veteranët e UÇK-së mbetet jashtë kësaj të drejte?

Rrustem Mustafa i reagon Kurtit për pagën minimale- Pse veteranët e UÇK-së mbetet jashtë kësaj të drejte?

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, lajmëroi se nga janari paga minimale në sektorin privat me ligj do të ngritet në 500 euro.

Lidhur me këtë ka reaguar Rrustem Mustafa (Remi), duke e quajtur “padrejtësi” duke qenë veteranët e UÇK-së të përjashtuar nga kjo e drejtë.

“Si ka mundësi që ndërsa paga minimale rritet, veteranët e UÇK-së vazhdojnë të mbeten të përjashtuar nga kjo e drejtë? Si mund të justifikohet një vendim që ua mohon atyre pagën minimale, duke i larguar nga ligji që u takon me dinjitet?”, ka shkruar ai.