Rrushi i thatë është një ushqim i shëndetshëm për njerëzit e të gjitha moshave.
Si një burim i vitaminave, mineraleve dhe elektroliteve, rrushi i thatë ofron shumë përfitime shëndetësore.
Rrushi i thatë ka kalium, magnez, kalcium dhe vitamin K.
Përfitimet shëndetësore të rrushit përfshijnë aftësinë për të zvogëluar rrezikun e dëmtimit të dhëmbëve, ndihmojnë me tretjen, luftojnë diabetin dhe kancerin.
Përfitimet shëndetësore të rrushit të thatë
1. Përmirësimi i Shëndetit Oral
Rrushi i thatë, ka aftësinë për të “frenuar” bakteret që shkaktojnë dëmtimin e dhëmbëve. Duke shmangur rrjedhimisht edhe prishjen e dhëmbëve.
2. Ndihmon me tretjen
Si një ushqim me fibra të lartë, rrushi i thatë redukton problemet me tretjen dhe diarrenë. Frutat e thata njihen se kanë një sasi më të lartë fibrash sesa frutat e freskëta. Shtimi i rrushit në dietën tuaj mund të ndihmojë në nxitjen e një sistemi të shëndetshëm të tretjes.
3. Presioni i ulët i gjakut dhe zvogëlimi i rrezikut të goditjes
Studimet kanë treguar se përfitimet shëndetësore të rrushit përfshijnë aftësinë për të ulur natyralisht presionin e gjakut. Studiuesit zbuluan se individët që vuajnë nga rritja e tensionit të gjakut mund të përfitojnë nga ngrënia e rrushit të thatë tre herë në ditë.
4. “Menaxhojnë” diabetin
Përfitimet shëndetësore të rrushit përfshijnë aftësinë për të ndihmuar në menaxhimin natyral të diabetit. Sipas një studimi të vitit 2015, pjesëmarrësit me diabet të tipit 2 që konsumonin rrush të thatë kishin një ulje prej 23% në nivelet e glukozës pas një vakti, krahasuar me pjesëmarrësit që konsumonin ushqime të përpunuara alternative.
Studimi zbuloi se përfitimet shëndetësore të rrushit përfshijnë gjithashtu një reduktim të ndjeshëm të presionit të gjakut.
5. Parandalojnë kancerin
Hulumtimet kanë treguar se përfitimet shëndetësore të rrushit të thatë përfshijnë aftësinë për të ndihmuar në parandalimin e kancerit. Rrushi i thatë përmban antioksidantë të fuqishëm që punojnë për të parandaluar dëmtimin e radikaleve të lira në trup. Dëmtimi i qelizave të shkaktuara nga radikalet e lira është shpesh një faktor themelor që çon në rritjen e qelizave të kancerit./TV Arbëria