Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Rrugët në gjendje të rënduar – shqetësim për sigurinë e qytetarëve

Rrugët në gjendje të rënduar – shqetësim për sigurinë e qytetarëve

Rrugët në vend po paraqesin një gjendje të rënduar dhe shqetësuese për vozitësit dhe qytetarët.

Rrugët lokale janë degraduar ndjeshëm, ndërsa në disa segmente të autostradave vërehet shembje e dheut dhe gurëve si pasojë e mungesës së mirëmbajtjes.

Të dy kategoritë e rrugëve po paraqesin rrezik real për qarkullimin dhe sigurinë rrugore.

Mirëmbajtja e infrastrukturës rrugore nuk është luks, por detyrim i institucioneve përgjegjëse.

Rrugët konsiderohen pasqyrë e shtetit, pasi lidhen drejtpërdrejt me sigurinë, ekonominë dhe dinjitetin e qytetarëve.

“Siç i kemi rrugët, i kemi edhe punët,” ka deklaruar Petrit Lladrovci.

Foto: 03.05.2026 – rruga që lidh Fushë Kosovën, Drenasin dhe Obiliqin.