Qytetarë të ndryshëm në rrjete sociale kanë publikuar video të gjendjes së rrugëve pas reshjeve atmosferike.
Njëri prej tyre është edhe aktivisti i degës së LDK-së, Fejzë Kabashi i cili përmes videove të postuara ka pasqyruar gjendjen në rrugën afër Gjimnazit “Gjon Buzuku” e udhëkryqit të Spitalit, si dhe te Ura afër Parkut të Qytetit.