Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Rrugët e Ferizajt pas shiut, rinia e PDK-së: Ministër a po na sjellë anije?

Rrugët e Ferizajt pas shiut, rinia e PDK-së: Ministër a po na sjellë anije?

Kryetarja e Rinisë Demokratike të Kosovës, Arbnora Salihu, bashkë me pjesëtarët e RDK-së kanë bërë një aksion simbolik në Ferizaj.

Duke portretizuar gjendjen e rrugëve pas reshjeve të shiut, pjesëtarët e RDK-së kanë dalur për “peshkim”.

“Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës udhëhequr nga Liburn Aliu qe disa vite me radhë po na bënë dhuratë liqenin në arterien kryesore të qytetit. Të gjitha i gjetëm në magjistrale, por vetëm peshkun jo” ka shkruar Salihu në postimin e saj.

Sipas saj, në buxhetin e këtij viti, qeveria “nuk ka ndarë asnjë cent për projekte të reja kapitale për Ferizajn”.

 

 

Ky është postimi i plotë i saj:

/TV Arbëria