Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Të ndryshme > “Rrugë Fest” krijon murale në hapësirat e lëna pas dore në Pejë

“Rrugë Fest” krijon murale në hapësirat e lëna pas dore në Pejë

Festivali “Rrugë Fest”, me edicionin e tij të tretë, ka arritur të mbledhë rreth vetes artistë të fushës së artit, të cilët vijnë nga vende të ndryshme të botës për t’i dhënë ngjyra të ndryshme qytetit të Pejës.

Muret me grafite nga artistët dhe performancat muzikore nga këngëtarë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë e bëjnë këtë edicion edhe më të larmishëm.

Për Telegrafin, menaxheri i programit të “Rrugë Fest”, Dionis Kollqaku, është shprehur se me anë të festivalit artistët do të krijojnë punime murale në hapësirat publike të cilat sipas tij kanë mbetur pas dore.

Punime nga artistët e artit në hapësira publike/ Foto nga “Rrugë Fest”

“Çka kemi tentu më bo këtë vit është me i marrë hapësirat publike dhe me u mundu me i mbush ato. Ky është pak a shumë qëllimi i festivalit, por ne në fillim edhe qysh kemi vendos me u promovu edhe prej edicionit të parë, është që njëherë kemi dashur me u njoh me komunitetin. Tash kemi vendos me u fut në disa pika publike, çka ne jemi tu dasht me bo me hapësira publike është të bëjmë siç e quajmë ne ‘zbrazëti e mbushur’. Ne jemi duke tentu me gjet sa më shumë hapësira publike që kanë mbet pas dore dhe me i mbush me aktivitete kulturore, por në të njëjtën kohë edhe më e përmirësu infrastrukturën e këtyre hapësirave publike”, ka thënë ai.

Foto nga “Rrugë Fest”, Facebook

Sipas Kollqakut, artistët e grafiteve vijnë kryesisht nga vendet e huaja, me përjashtim thotë ai të Akademisë ‘Evolucion’ e cila është pjesë e një punishte me studentët e saj.

Ai ka shtuar se në total punohet në katër punëtori, të cilat do të përfundojnë gjatë ditës së diele.

Foto nga “Rrugë Fest”

“Të gjithë artistët që janë duke punuar në pjesën e punëtorisë, te pjesa e muraleve janë ndërkombëtarë, vetëm tani e kemi edhe një bashkëpunim me Akademinë Evolucion, me ata jemi duke e bërë edhe një punëtori me punime artistike. Gjithsej janë katër hapësira duke përfshi edhe Akademinë Evolucion”, është shprehur Kollqaku.

Foto nga “Rrugë Fest”

Gjithashtu Kollqaku për Telegrafin ka thënë, se një hapësirë e cila për një kohë të gjatë ka qenë pasive është objekti i “ish Bankosit” në Pejë, të cilin kanë arritur ta rinovojnë dhe të hapin ekspozitë dhe pritet edhe një simpozium gjatë këtij edicioni të festivalit.

“Gjatë këtij festivali e kemi një hapësirën objektin e ‘ish Bankosit të vogël’, kjo që shumë vite ka qenë e mbyllur dhe e papërdorur, ne e kemi marrë këtë objekt, e kemi rivitalizu dhe e kemi rregulluar. Zyrat e festivalit momentalisht i kemi bërë këtu, e kemi një ekspozitë të hapur dhe kemi për të mbajtur një simpozium gjatë kohës së festivalit”, ka përfunduar menaxheri i këtij festivali Kollqaku.

Festivali “Rrugë Fest”, edicioni i tretë ka sjellë artin simpatik të grafitit, instalimet artistike digjitale zhytëse, ekspozitën virtuale dhe performancat muzikore dinamike që i kanë dhënë jetë të re hapësirave urbane të qytetit të Pejës.

Themes by WordPress