Është paralajmëruar një protestë e dyte për bllokimin e rrugës së vjetër në Thumanë-Kashar, shkruan TV Arbëria.
Protesta njoftohet se do të mbahet në orën 18:00 në ish-rrethrrotullimin e Thumanës.
“Rruga e vjetër është bllokuar nga firma private në bashkëpunim me shtetin dhe banorët e zonës nuk kanë ku të kalojnë. Gjithashtu bizneset janë duke falimentuar, pasi tashmë asnjë makinë nuk kalon andej”, thuhet në njoftimin e publikuar nga joqalbania.
Në njoftim thuhet se rreth 85 mijë banorë, detyrohen të kthehen mbrapsht për të marrë autostradën.
“Rreth 85 mijë banorë janë të detyruar që të kthehen mbrapsht për të marrë autostradën, pasi në vendin ku ka qenë hyrja në autostradë nuk ka më akses”, thuhet ne njoftim.
Njoftimi i plotë:
Sot në orën 18:00, në ish-rrethrrotullimin e Thumanës, mijëra qytetarë do dalin të protestojnë, për të dytën herë, për bllokimin e rrugës së vjetër.
Rruga e vjetër është bllokuar nga firma private në bashkëpunim me shtetin dhe banorët e zonës nuk kanë ku të kalojnë. Gjithashtu bizneset janë duke falimentuar, pasi tashmë asnjë makinë nuk kalon andej.
Rreth 85 mijë banorë janë të detyruar që të kthehen mbrapsht për të marrë autostradën, pasi në vendin ku ka qenë hyrja në autostradë nuk ka më akses. /TV Arbëria
