Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Rruga në kryeqytet që është pjesë e Unazës së Brendshme, Abdixhiku publikon videon që tregon për punimet që po kryhen

Rruga në kryeqytet që është pjesë e Unazës së Brendshme, Abdixhiku publikon videon që tregon për punimet që po kryhen

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar me serinë e videoeve ku ka shpalosur punët që po bëhen në infrastrukturën e kryeqyetit.

Në videon e publikuar nga kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, paraqitet Drejtori i Investimeve Kapitale në Prishtinë, Krenar Xhaferi, i cili ka treguar punimet që po bëhen në asfaltimin e një rruge, që është pjesë e Unazës së brendshme të kryeqytetit.

Sipas tij, me përfundimin e këtij projekti do të mundësohet qarkullimi i lehtësuar njëkahor i komunikacionit në këtë Unazë të brendshme të Kryeqytetit.

“Faza e parë e këtij projekti është 763 m dhe lidhë rrugët nga Rokuzina në drejtim të rrugës “Nora e Hotit”. Në këtë projekt janë të përfshira gjitha instalimet nëntokësore si dhe do të ketë shtegun e biciklistëve, trotuarin, gjelbrimin, ulëset, ndriqimin e shenjëzimin. Ky është një projekt i kompletuar në tërësi. Me përfundimin e këtij projekti do të mundësohet qarkullimi i lehtësuar njëkahor i komunikacionit në këtë Unazë të  brendshme të Kryeqytetit”, ka thënë Xhaferi.