Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Rruga e gjatë dhe e përgjakshme deri tek liria

Rruga e gjatë dhe e përgjakshme deri tek liria

KUJDES KY ARTIKULL PËRMBAN DISA FOTO DHE LINQE ME PAMJE Të RËNDA NGA KRIMET SERBE NË KOSOVË

Populli shqiptar i Kosovës sot shënon 25-vjetorin e çlirimit nga agresori Serb, shkruan TV Arbëria.

Rruga drejt lirisë ishte e gjatë me shumë sakrifica, flijime, dhimbje e me shumë gjak të derdhur për këtë vend.

Në këtë betejë të Kosovës, u vranë rreth 15 mijë njerëz, në mesin e tyre dhe ushtarë të UÇK-së, 848,000 shqiptarë u detyruan të largohen nga Kosova e rreth 8 mijë persona janë të zhdukur nga kjo luftë.

Populli i Kosovës edhe pse i pushtuar dhe në njëfarë forme dhe me inferior ndaj Serbisë, nuk zgjodhi të nënshtrohet ndaj këtij presioni.

Protestat e studentëve 1981

Më 4 mars 1981, filluan demostratat nga studentët, kjo si një revoltë ndaj agresorit. Kjo ngjarje u pasua dhe me arrestime të shumta.

Helmimet e vitit 1990

Në mars të vitit 1990 Shërbimi Sekret Ushtarak i Armatës Jugosllav dhe Sigurimi Shtetëror i Serbisë, nisën një goditje tjetër ndaj studentëve në atë kohë, helmuan 7000 nxënës nga shkollat e ndryshme të Kosovës. Prishtinë, Ferizaj, Gjilan, Vushtrri, Podujevë dhe Mitrovica ishin nga më të prekurat, e që pas kësaj si rezultat i presionit të Beogradit ndaj mjekëve dhe spitaleve, nxënësit e helmuar edhe nuk pranoheshin të trajtohen pas helmimit. Madje Beogradi zyrtar këtë ngjarje e quante edhe aktrim nga studentët.

UÇK

Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte forca ushtarake në Kosovë e cila vepronte kundër regjimit të Serbisë. UÇK operoi gjatë viteve 1990-1999.

Në kohën e luftës gra, burra e fëmijë u vranë, u dhunuan e u masakruan nga pushtuesi serb.

Serbia në vitin 1997 filloi me masakra ndaj popullatës civile.

Masakra e Krushës, Reqakut, Prekazit e Izbicës janë vetëm katër nga masakrat tjera të bëra nga Serbia.

Masakra e Prekazit

Masakra në Prekaz më 5–7 mars 1998, ishtë një lëvizje nga Policia e Serbisë për të kapur ushtarët e UÇK-së, që nga Serbia quheshin terrorist. Në këtë sulm u vranë, komandanti i UÇK-së Adem Jashari dhe vëllai i tij Hamëz Jashari së bashku me 58 anëtarë të tjerë të familjes Jashari.

Masakra e Krushës

Më 25 mars 1999 në Krushën e Madhe u vranë e masakruan 105 burra e djemë, pasi u vranë, serbët i dogjën kufomat e të vrarëve.

Masakra e Izbicës

Në vitin 1999 ndodhi masakra e Izbicës, në Skenderaj, ndonëse numri i saktë i të vrarëve është i panjohur, thuhet se diku janë 146 dhe 166 trupa të vrarë.

Masakra e Koliqit

Më 18 prill 1999 në fshatin Koliq, burra, gra e fëmijë u masakruan nga Serbia.

Këto masakra të përmendura nuk janë të vetmet, Serbia ka kryer rreth 400 masakra ndaj popullit shqiptar, në Kosovë.

‘’Tu shku rrugës granata na ra, dy çikat e migjës vdekun, i vlojke gjaku në ballë’’, ky është një nga rrëfimet e një gruaje për përjetimet gjatë luftës.

Pamje nga masakra e Reçakut

Ndërhyrja e Nërkombëtarëve

Më 9 korrik 1998, presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton shpalli gjendje të jashtëzakonshme kjo si rezultat i agresorit të Jugosllavisë dhe Serbisë mbi Luftën e Kosovës.

Më 23 shtator 1998, Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e pranoi rezolutën 1244, e cila pranonte tërheqjen e trupave serb nga Kosova.

Ndërsa marrëveshja përfundimtare e cila dhe e vulosi përfundimin e luftës në Kosovë ishte Marrëveshja e Rambujesë më 30 janar 1999, e cila u refuzua nga Serbia e si rrjedhojë, pas kësaj më 24 mars 1999 NATO filloi bombardimet, të cilat zgjatën deri më 10 qershor 1999.

Populli i Kosovës 12 qershorin e shënon si ditën e çlirimit nga Serbia, tash e 25 vite. /TV Arbëria

Powered by WordPress