Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me traktor në fshatin Ruboc të Kamenicës, transmeton IndeksOnline.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”.