“Kjo ngjarje tronditëse, sipas mediave lokale, përfshin drogimin dhe më pas dhunimin e të miturës nga pesë persona. Kjo është shkelje e rëndë e të drejtave por edhe dinjitetit njerëzor, e për më tepër duhet të jetë thirrje urgjente për veprim nga të gjitha institucionet dhe shoqëria jonë”, shkruan në reagim.
“Ne nuk duhet të lejojmë që këto akte të ndodhin në vendin tonë. Prandaj, RrGK i bën thirrje organeve të drejtësisë që të veprojnë me vendosmëri dhe urgjencë, duke siguruar hetime të hollësishme dhe të shpejta për zbardhjen e plotë të rastit dhe për ndëshkimin maksimal të kryerësve, në përputhje me ligjin. Ky rast duhet të shërbejë si një paralajmërim i qartë për të gjithë, se dhuna ndaj të miturve nuk do të tolerohet kurrsesi, sikurse asnjë formë tjetër e dhunës”, thuhet tutje aty.
RrGK po ashtu kërkon që institucionet të tregojnë ndjeshmëri të lartë ndaj viktimës dhe të ofrojnë mbështetje të plotë për të dhe familjen e saj, duke garantuar siguri dhe përkujdesje – gjithashtu, drejtësia të jetë e pakompromis dhe e menjëhershme.
“Po ashtu, është urgjente që të angazhohen në përmirësimin e masave mbrojtëse për të miturit, për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla”, shkruan në reagim.
“RrGK do të monitorojë reagimin institucional ndaj këtij dhe çdo rasti tjetër të dhunës me bazë gjinore. Rrjeti është i gatshëm për të ofruar mbështetje përmes këshillimit ligjor falas dhe referimit tek institucionet përkatëse”, thuhet tutje aty.