Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Rrjetet sociale sfidojnë shkollat, Kerolli: Institucionet po reagojnë vetëm pas një rasti tragjik

Rrjetet sociale sfidojnë shkollat, Kerolli: Institucionet po reagojnë vetëm pas një rasti tragjik

Eksperti i rrjeteve sociale Valon Kerolli në lidhje me çështjen e sfidave dhe lojërave të rrezikshme nga rrjetet sociale në Kosovë, ka thënë se rrjeti social TikTok duhet të ndalohet tërësisht në Kosovë.

Ndërsa shpëtimin nga rreziqet e këtyre lojrave, ekperti i rrjeteve sociale kërkohen të fillojë edukimi të prindërve dhe fëmijëve, për të kuptuar rreziqet e këtyre lojërave dhe internetit në përgjithësi.

Sa i përket ndërmarrjes së masave nga organet kompentente, sipas Kerollit institucionet po kanë reagime vetëm në raste tragjike.

“Ka hapa të ndërmarrë, por janë të pamjaftueshëm. Institucionet po reagojnë vetëm pas një rasti tragjik, në vend që të punojnë në mënyrë proactive”, tha ai për portalin rtv21.

“Për mendimin tim zgjidhja e duhur në këto momente kritike duhet të jetë ndalimi ndalimi i përdorimit të rrjeteve sociale nën moshën 18 vjeçare, pastaj të ndalohet TikTok-u tërësisht brenda territorit të Republikës së Kosovës si dhe të fillohet me edukim të prindërve dhe fëmijëve përmes fushatave informuese në shkolla dhe media, për të kuptuar rreziqet e këtyre lojërave dhe internetit në përgjithësi”, tregon Kerolli.

Nga cilat rrjete sociale po mirren si shembull këto lojëra?

“Këto lojëra më së shumti janë përhapur nga rrjeti sociale TikTok, dhe kjo është mjaft shqetësuese për shkak të aksesit të lehtë që kanë fëmijët dhe përmbajtjes së pakontrolluar që ata mund të shohin në këtë rrjet social”, bënë të ditur eksperti i rrjeteve sociale.

Ndër sfidat apo lojërat më të rrezikshme të rrjeteve sociale në Kosovë ka qenë “Balena Blu” dhe tani në javët e fundit sfida e “Supermen”-it.