Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Rritje ekonomike, koeficient 150 euro e heqje të TVSH për produktet bazë, çfarë shpalosi LDK mbrëmë?

Rritje ekonomike, koeficient 150 euro e heqje të TVSH për produktet bazë, çfarë shpalosi LDK mbrëmë?

Shpalosjen e programit politik “Rruga e Re”, të secilës fushë veç e veç, ka filluar ta bëj Lidhja Demokratike e Kosovës.

Të hënën i pari i kësaj partie Lumir Abdixhiku së bashku me ekonomistët e LDK-së, prezantoi programin për ekonominë, që sipas të cilit, është më transformuesi që e ka pasur Kosova ndonjëherë.

Me “ide sa ambicioze aq edhe rigjeneruese për ekonominë e vendit e shtetin tonë”.

“NE BESOJMË NË KOSOVË!

Por, çfarë ekonomie po premton LDK?

Zotim, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, si kandidat për kryeministër ka:

– 5% rritje ekonomike

– 5 miliardë euro investime

– 5 miliardë euro buxhet në fund të mandatit

– Koeficient 150

– Pako Fiskale 2.0

– 0% TVSH për produkte bazike

– 170 milionë euro për Aviokompani Kombëtare

– Privatizimi i 51% akcioneve të Telekomit

– 80 milionë euro për qendrën moderne në Brezovicë

– 50 milionë euro për Qendrën e Skijimit në Pejë

– Themelimi i Ministrisë së ICT-së

– 120 milionë euro TECH FUND

– 30 milionë euro për Parkun Teknologjik

– Trajnimi i 40 mijë të rinjve në ICT

– 15 milionë euro për themelimin e Qendrës Kombëtare të Inteligjencës Artificiale

Powered by WordPress