Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Rritje e mbeturinave të trajtuara në Kosovë në 2024, riciklimi mbetet në nivele minimale

Rritje e mbeturinave të trajtuara në Kosovë në 2024, riciklimi mbetet në nivele minimale

Kosova po përballet me një rritje të vazhdueshme të sasisë së mbeturinave të trajtuara dhe të deponuara. Gjatë vitit 2024, në vend janë trajtuar dhe deponuar 526,143 ton mbeturina, që përbën një rritje prej 1.5% krahasuar me vitin 2023, kur u trajtuan 518,592 ton.

Sipas të dhënave nga Anketa mbi Mbeturinat e Trajtuara, pothuajse 96% e mbeturinave përfundojnë në deponi, ndërsa vetëm 4.2% riciklohen, duke treguar një nivel shumë të ulët të riciklimit në Kosovë, pavarësisht potencialit të lartë për këtë proces.

Nga sasia e përgjithshme, letra dhe kartoni përbëjnë pjesën më të madhe me 49.8%, ndjekur nga metalet me 28%, plastika me 17%, dhe mbeturinat medicinale-spitalore me 5.2%. Kjo strukturë tregon se shumica e mbeturinave janë të riciklueshme, por mungesa e infrastrukturës së duhur pengon përpunimin e tyre efektiv.

Prishtina, përmes deponisë sanitare “Mirash”, është qyteti që depoziton sasinë më të madhe të mbeturinave – 190,513 ton, që përbën rreth 38% të totalit në nivel vendi.

Agjencia e Statistikave të Kosovës thekson se kjo rritje e shpejtë e mbeturinave mbi kapacitetin për trajtim kërkon urgjentisht politika më të qëndrueshme mjedisore dhe përmirësim të sistemeve të riciklimit për të mbrojtur mjedisin dhe shëndetin publik.