spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Rritja e tatimit në pronë, Murati: Përparim Rama ishte i kënaqur me vlerësimin e pronave

Extra AL PVC

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka folur për rivlerësimin e pronave, që ka çuar në rritjen e tatimit në pronë, e që nxiti shumë reagime në vend.

Murati, gjatë sqarimit të tij në një konferencë për media, ka thënë se komunat e kanë mirëpritur rivlerësimin dhe kanë qenë të përfshira në këtë proces.

“Me të gjitha komunat, vlerësimi është bërë në bashkëpunim të ngushtë me departamentet e tyre përkatës. Gjatë gjithë kohës, nuk është vetëm në fund raportin”, tha Murati.

“Dhe ka pasur edhe gjatë kohës, kur një zonë e caktuar, nëse është vlerësuar 200 euro metra katëror, është kërkuar të bëhet 250, sepse kjo nuk është aq lirë”.

Ai thotë se të hyrat i marrin komunat dhe kryetarët ishin të kënaqur me këtë. Ka veçuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën.

“Në përgjithësi, këto janë të hyra komunale dhe kryetarët e komunave i kanë mirëpritur. Për shembull, ishte kryetari i komunës së Prishtinës, që ishte i kënaqur me vlerësimin, sepse, më në fund, po kemi një vlerësim real”.

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj është distancuar nga vlerësimi, duke thënë se atë e ka bërë Ministria e Financave. Atë e përmendi ministri sot në konferencë.

“Me sa kam parë, ka qenë nënkryetari i komunës që ka thënë vazhdimisht se Ministria e Financave ka bërë keq. Nuk mund t’i rregulloj cështjen e brendshme komunale, apo cështjen në mes të hierarkisë së një komunës, por duhet të pajtohemi të gjithë se vlerësimi duhet të jetë i saktë. Sa i përket shkallëve tatimore, se a është 0.15 e lartë a e ulët, këto do ta bëjmë në ligjin e ri, mund ta diskutojmë…” , tha Murati. /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Kosova merret vesh për tregti të lirë me Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën, nënshkrimi pritet vitin e ardhshëm

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se...

Dugolli i VV’së thotë se “nuk kacafyten me KFOR’in” për hapjen e urës: Janë dy automjete që nuk do t’i heqim me dhunë

Zëvendëskryetari i komisionit për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes...

Hamza: Do ta jap maksimumin që PDK të ketë rol kryesor për krijimin e Qeverisë – për koalicion preferojmë partitë në opozitë

Kandidati për kryeministër i PDK’së, Bedri Hamza i është...

Parashikimi i motit për të premten

Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell...

Kosova merret vesh për tregti të lirë me Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën, nënshkrimi pritet vitin e ardhshëm

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se Republika e Kosovës ka përmbyllur sot me sukses kapitujt negociues për Marrëveshjen e Tregtisë së...

Dugolli i VV’së thotë se “nuk kacafyten me KFOR’in” për hapjen e urës: Janë dy automjete që nuk do t’i heqim me dhunë

Zëvendëskryetari i komisionit për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes në Kuvendin e Kosovës, Enver Dugolli në emisionin “Click” në RTV21 kur u pyet për...

Hamza: Do ta jap maksimumin që PDK të ketë rol kryesor për krijimin e Qeverisë – për koalicion preferojmë partitë në opozitë

Kandidati për kryeministër i PDK’së, Bedri Hamza i është përgjigjur pyetjes se a ka vija të kuqe për ndonjë parti dhe se a mund...