Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Maqedoni > Rritja e pranisë së gjarpërinjve në zonat urbane në Shkup, QMK dje mbajti takim koordinues

Rritja e pranisë së gjarpërinjve në zonat urbane në Shkup, QMK dje mbajti takim koordinues

Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angellov, dje mbajti takim koordinues me temë “Kërcënimi për jetën dhe shëndetin e njerëzve nga prania e shtuar e gjarpërinjve në zonat urbane”, ku morën pjesë përfaqësues nga MPB dhe kopshti zoologjik i Shkupit dhe përfaqësues të lartë nga Qendra për menaxhimin e krizave.

Ndryshe, siç informon QMK, në seancë edhe pse të ftuar nuk kanë marrë pjesë përfaqësuesit nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave.

“Drejtori Angelov e theksoi rritjen e numrit të raportimeve për gjarpërinj në shtet, si gjendje faktike, që tregon për reagim adekuat parandalues ​​nga strukturat shtetërore që janë në kontakt me atë temë”.

“Përfaqësuesit nga Kopshti Zoologjik i Shkupit informuan se vullnetarisht, në kufijtë e mundësive të tyre, ndonjëherë ndihmojnë në largimin e sigurt të gjarpërinjve dhe këtë e bëjnë për të mirën e qytetarëve, ndërsa theksuan se do të ishte e dobishme të ftoheshin përfaqësues nga sektori joqeveritar edhe në takimin e ardhshëm koordinues, konkretisht nga Shoqata ekologjike e Maqedonisë për të bërë ekspertizë profesionale”, njoftuan nga QMK.

Ata po ashtu theksuan se në qytetin e Shkupit për momentin nuk ka raste të personave të lënduar apo të vdekur nga gjarpërinjtë helmues, që është në domenin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik.

Themes by WordPress