I ftuar në emisionin “N’PULT” në TV Arbëria, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka thënë se është i kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit sa i përket Partisë Demokratike të Kosovës.
Totaj tha se rritja në përqindje në këto zgjedhje, është trend pozitiv që sipas tij, nuk ka ndodh rastësisht.
“ Tregues i një trendi pozitiv dhe mendoj që kjo nuk ka ndodh rastësisht, në Partinë Demokratike të Kosovës ka pasë reforma. Ka pasë përforëcime, ka pasë ndryshim pak të kursit dhe kjo gjithsesi është pritë mirë ka rezultu me rezultat i cili gjithsesi duhet vlerësuarpozitivisht. Normal që ky është një trend pozitiv dhe unë pres që ne të vazhdojmë me këtë trend të reformave, me këtë trend të rritjes së mendësisë dhe përshtatjes së rrethanave të reja dhe sfidave që na presin”, tha ai./TV Arbëria./