Ekonomisti Bashkim Mustafa e ka quajtur të pamatur dhe populist vendimin për rritjen e pagës minimale në 425 euro bruto nga janari 2026 dhe në 500 euro nga korriku.
Ai ka thënë se një vendim i tillë po merret në kohë fushate dhe synon ndikim politik. Sipas tij, kryeministri në detyrë nuk ka legjitimitet të plotë ligjor për të marrë vendime të tilla pa konsultime publike dhe pa miratimin e Këshillit Ekonomik-Social.
Mustafa paralajmëroi se barra financiare bie mbi bizneset, duke ulur kapacitetet e tyre investive dhe zhvillimore, ndërsa efekti ekonomik mund të jetë më i dëmshëm sesa përfitues.
Sipas njoftimit të Qeverisë, nga rritja e pagës minimale pritet të përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë.