Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka reaguar pas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagës minimale në 350 euro bruto.
Humolli në një prononcim për GazetaBlic, thotë se kjo rritje do ishte e mjaftueshme në fillim të mandatit e jo në fund.
Sipas tij pasi ka rritje të pagës në fund të mandatit, është mirë që zgjedhjet të mbaheshin çdo vit që qeveritarët të punonin më shumë dhe qytetarët do të përfitonin nga taksat që i paguajnë.
Tutje, ai thotë se askush nuk ka të drejtë ta keqmenaxhojë buxhetin e shtetit.
“Kjo ka qenë afër të mjaftueshmës në fillim të mandatit e jo në fund të mandatit. Por sido qoftë kanë lëvizur. Sipas kësaj levizje po shifet se është gabim me qenë mandati katër vjet duhet zgjedhjet me u bërë çdo vitë se për zgjedhje qeveritarët do punonin më shumë e më mirë, dhe qytetarët do përfitonin nga taksat qe i paguajn. Se kjo qeveri deri tani nuk e ka kuptu se paret e buxhetit të Kosovës janë të qytetarëve e jo të tekeve të individëve. Askush nuk ka të drejtë me keqmenaxhu buxhetin”, përfundoi ai për GazetaBlic.