Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > Rritja e çmimit të tatimit në pronë, ja propozimi i Muratit

Rritja e çmimit të tatimit në pronë, ja propozimi i Muratit

Ministri i Financave, Hekuran Murati i propozoi Komisionit për Buxhet që të falen 100 eurot e para për secilin tatimpagues të pronës.

Ky propozim i Ministrisë së Financave, ai tha se bëhet për shkak të gjendjes së rëndë financiare tek shumë qytetarë dhe inflacionit të lartë.

Murati këtë propozim e bëri gjatë raportimit në këtë komision lidhur me rritjen e çmimit të tatimit në pronë.

Ndërsa këtë ide nuk e pranoi ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti. Ai sikurse para disa ditësh, kërkoi që të ndryshohet ligji aktual për shtyrjen e shtrenjtimit të tatimit deri në janar të vitit 2024.

/TV Arbëria

Themes by WordPress