Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Rritja e çmimeve në Kosovë – statistikat e viteve të fundit

Rritja e çmimeve në Kosovë – statistikat e viteve të fundit

Shkruan: Emine Krasniqi

Kosova po përballet me një rritje të dukshme të çmimeve gjatë viteve të fundit, me shtrenjtim më të theksuar gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave të ASK dhe raporteve ekonomike, inflacioni ka kaluar nga 1.6% në vitin 2024, në mbi 5% gjatë muajve të fundit të vitit 2025.

Inflacioni vjetor:

2024: 1.6% rritje mesatare.

2025: 4.3% – 5.3% rritje, duke shënuar një përshpejtim të dukshëm të çmimeve.

Produktet ushqimore si buka, vajit, mielli, orizi dhe qumështi kanë shënuar rritje të dukshme. Bizneset thonë se kostoja e importit dhe transportit ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve, duke qenë se Kosova varet në masë të madhe nga importi.

Sa janë shtrejtuar produktet kryesore në 2025?

Energji elektrike: +15% – 20%

Pemë / fruta: +15% – 16%

Mish: +12%

Kafe, çaj, kakao: +13%

Qumësht, djathë, vezë: +10%

Rritja e çmimeve ka ndikuar drejtpërdrejt në buxhetin e familjeve, ndërsa bizneset po përballen me kosto më të larta operimi. Ekspertët paralajmërojnë se trendi i inflacionit mund të vazhdojë edhe në fillim të vitit të ardhshëm, veçanërisht në sektorin e ushqimit dhe energjisë.

/TV ARBËRIA