Arbëria TV > Kryesore > Rritja e braktisjes së fëmijëve: 23 raste vetëm në vitin 2024
E.I
October 2, 2025 - 08:18
0
79
Rritja e braktisjes së fëmijëve: 23 raste vetëm në vitin 2024
Vetëm gjatë pesë viteve të fundit, 87 fëmijë janë braktisur në Kosovë, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Sipas statistikave, në vitin 2020 u regjistruan 28 fëmijë të braktisur, ndërsa në vitin 2021 ky numër ra në 15 fëmijë.
Në vitin 2022 pati një rritje të lehtë, me 22 fëmijë të braktisur. Në vitin 2023 u regjistruan vetëm 9 foshnje, ndërsa në vitin 2024 numri u rrit sërish në 23 fëmijë.