Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, UNDP ka lansuar Analizën e Pulsit Publik: “Shqyrtimi i dinamikës së varfërisë së amvisërive përballë inflacionit”, me ç ‘rast u tha 2 vjetët e fundit është thelluar varfëria në Kosovë.
Sipas këtij raporti 26,610 qytetarë janë më të varfër në vitin 20213 krahashuar me vitin 2021. Pra në bazë të gjetjeve të këtij hulumtimi 16% e banorëve të Kosovës jetojnë me rreth 1.85 euro në ditë. Nëse marrim parasysh të dhënat e vitit 2021 atëherë përqindja e varfërisë është shtuar nga 14.5 % në 16 %. Rrjedhimisht, sipas Nuno Queriros përfaqësuese e UNDP në shtetin e Kosovës aktualisht në varfëri jetojnë rreth 283.835 kosovarë krahasuar me 257.225 sa ishin në vitin 2021. Tutje Queiros pohoi se nga të dhënat e gjetura në këtë raport tregohet se në vitin 2021 janë shpenzuar 200 euro në produkte, këto shpenzime për këto produkte deri në vitin 2023 janë rritur në mbi 50%.
Padyshim një faktori kryesor që ka ndikuar në përkeqësimin e gjendjes ekonomike dhe shtrimin e varfërisë mbetet shkalla e lartë e inflacionit këto vitet e fundit. Kosova në vitin 2022 e kishte shkallën e inflacionit rreth 12% në dallim nga viti 2021 sa ka qenë 3.4% dhe me 0.2% sa ishte ne vitin 2020. Ky përkeqësim i gjendjes ekonomike po ndodhe në një kohë kur Qeverie Kosovës po krenohet vazhdimisht për politikat e saj zhvillimore.
/TV Arbëria