Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > Rritet shkalla e inflacionit në 2.9% në Bashkimin e Evropian

Rritet shkalla e inflacionit në 2.9% në Bashkimin e Evropian

Mediumi i njohur euronews, duke u bazuar në të dhënat e Eurostat-i, shkruan se shkalla e inflacionit është rritur, në 2.9% në muajin Dhjetor në Bashkimin Evropian. Në raport, më muajin nëntor ku inflacioni ishte 2.4% kjo shkallë u ngrit mbi një gjysmë pikë përqindje në këtë fund vit.

Këto të dhëna ka të ngjarë që i t’i shuajnë shpresat për një ulje të normës së interesit nga Banka Qendrore Evropiane për vitin 2024. Kjo normë ka mbetur konstante që nga muaji tetor i vitit të kaluar në 4 %, duke pasuar rritjen që kishte filluar në korrik të vitit 2022.

Christine Lagarde, presidentja e BQE-së, që në fund të vitit të kaluar kishte shprehur shqetësimin, se ajo priste që inflacioni të rritej sërish, pasi u hoqën subvencionet për çmimet e energjisë. Ndër të tjera, kjo zyrtare e lartë e këtij institucioni financiar, kishte pohuar nëntorin e kaluar, se BQE nuk do të mund të fillojë t’i ulë normat  e interesit para dy tremujorëve të ardhshëm.

/TV Arbëria

 

Powered by WordPress