Është rritur për 18 % konsumi i energjisë elektrike në 5 ditët e para të nëntorit, krahasuar me 5 ditët e para të nëntorit të vitit të kaluar.
Sipas KESC0-s, gjatë pesë ditëve të kaluara janë konsumuar 81,633 MWh, ndërsa vjet ishin harxhuar 69,078 MWh.
“Pra, mbi 12,500 WWh më tepër. Që kjo situatë të jetë sa më e përballueshme për të gjithë, apelojmë për kursim maksimal të energjisë elektrike ”, kanë shkruar nga KESCO.