Organizata hulumtuese IPSOS ka bërë një ka bërë një anketim të opinionit publik në 33 vende të botës mbi pritshmëritë dhe parashikimet e njerëzve për vitin që vjen.
Sipas të dhënave të këtij instituti, pavarësisht krizës së kostos së jetesës dhe konflikteve në mbarë botën, më pak njerëz thonë se ky vit ishte i keq. Dy të tretat (65%) thonë se 2024 ishte një vit i keq për vendin tim, shifra më e ulët që nga viti 2019. Megjithatë, pozitiviteti për vitin e ri ende nuk ka arritur nivelet para COVID-it. Shtatë nga dhjetë (71%) thonë se janë optimistë që 2025 do të jetë më i mirë se viti 2024.
Sa i përket rajoneve evropianët janë më pesimistë që ekonomia globale do të përmirësohet. Ndërsa në nivel global njerëzit janë më optimistë se ekonomia do të jetë më e fortë se vitet e fundit, në Evropë disa shtete janë më pak optimiste në parashikimet e tyre krahasuar me vitin e kaluar.
Njerëzit presin rregullim më të madh të industrisë së teknologjisë. Në vitin 2021, kur e bëmë këtë pyetje për herë të fundit, 38% prisnin që qeveria e tyre të vendosë rregulla të rrepta për kompanitë e mëdha teknologjike, ndërsa në vitin 2024 kjo ka arritur në 47%.
Më pak njerëz mendojnë se do të miratohen ligje më të forta për të luftuar ndryshimet klimatike. Pjesa e atyre që mendojnë se qeveria e tyre do të vendosë objektiva më të forta për të reduktuar emetimet e karbonit ka rënë me 3 pikë përqindje krahasuar me vitin e kaluar (tani 52%).