Por kryesojnë “Mikro ndërmarrjet”, pasi që vetëm në shtator u regjistruan 985 nga gjithsej 996 ndërmarrje të regjistruara. Ndërsa nuk ka të regjistruara asnjë nga ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha.
“Në kategorinë “Mikro ndërmarrje” (1 deri në 9 të punësuar) janë gjithsej 985 ndërmarrje të regjistruara, në kategorinë “Ndërmarrje të Vogla” (10 deri 49 të punësuar) janë gjithsej 11 ndërmarrje të regjistruara, kurse në kategoritë “Ndërmarrje të mesme” dhe “Ndërmarrje të mëdha“ nuk kemi ndërmarrje të regjistruara këtë muaj”, thuhet në raportin e ASK-së.
Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të regjioneve: Regjioni i Prishtinës prinë me 449 ndërmarrje të regjistruara (45.1%), rajoni i Prizrenit me 121 (12.1%), rajoni i Ferizajt me 102 (10.2%), rajoni i Gjilanit me 95 (9.5%), rajoni i Mitrovicës me 89 (8.9%), rajoni i Pejës me 81 (8.1%) dhe rajoni i Gjakovës me 59 (5.9%)./Indeksonline/