Gjatë muajit shtator kanë lindur 2 mijë e 370 fëmijë.
E që krahasuar me muajin gusht të po këtij viti, është një rritje e lindjeve prej 1 për qind. E vazhdojnë të prijnë me numër meshkujt. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), prej tyre 1251 janë meshkuj dhe 1 mijë e 119 femra.
“Duke u bazuar në të dhënat administrative për muajin Shtator janë regjistruar 2 370 Lindje të ndodhura në Kosovë dhe jashtë Kosovës. Prej tyre meshkuj 1 251 dhe femra 1 119. Krahasuar me muajin Gusht 2024 kemi rritje të numrit të rasteve të lindjeve për 1 %”, thuhet në raportin e ASK-së.