Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin e fundit lidhur me gjendjen në pikat kufitare të Kosovës. Sipas këtyre të dhënave, pika kufitare më e ngarkuar aktualisht është ajo e Dheu i Bardhë.
Në këtë pikë, pritjet për të hyrë në Kosovë po zgjasin deri në një orë, si pasojë e fluksit të shtuar të automjeteve. Pritje më të shkurtra janë raportuar edhe në pikat kufitare të Muçibabës dhe Jarinjës, ku udhëtarët po presin deri në 15 minuta.
Ndërkohë, në pikat e tjera kufitare të vendit, hyrjet dhe daljet po zhvillohen normalisht, pa vonesa apo pritje të gjata. Autoritetet u rekomandojnë qytetarëve që të informohen rregullisht për gjendjen në kufi para nisjes./TVArbëria
