Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > Rritet eksporti në drejtim të Gjermanisë

Rritet eksporti në drejtim të Gjermanisë

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, pas përpunimit të të dhënave zyrtare nga Dogana e Kosovës, ka vërejtur se eksporti nga Kosova në drejtim të Gjermanisë ka shënuar rritje për 42.6% në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021. Ndërsa, importi nga Gjermania në drejtim të Kosovës ka shënuar rritje për 0.5%.

Sipas OEGJK-së, eksporti nga Kosova në Gjermani në vitin 2022 ishte në vlerë 87.3 milionë Euro përderisa në vitin 2021 ishte 61.2 milionë Euro. Ndërsa, importi nga Kosova në Gjermani në vitin 2022 ishte në vlerë 609.8 milionë Euro përderisa në vitin 2021 ishte 606.5 milionë Euro.

Produktet më të eksportuara në vitin 2022 ishin: plastika dhe artikuj prej tyre, artikuj prej gizës e çelikut dhe mobileritë.

Drejtoresha Ekzekutive e OEGJK-së, Nora Hasani, konsideron se ky është një trend pozitiv në marrëdhëniet tregtare në mes të dy vendeve dhe rritje e prezencës së kompanive kosovare në tregun gjerman.

/TV Arbëria

Themes by WordPress