Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Rritet deponimi i mbeturinave në Kosovë

Rritet deponimi i mbeturinave në Kosovë

Gjatë vitit të kaluar ka pasur rritje të deponimit të mbeturinave në Kosovë, mbi 43 mijë tonë më shumë sesa në vitin 2021.

Kështu bëri të ditur ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, gjatë raportimit sot në Komisionin parlamentar për mjedis.

Aliu duke paraqitur raportin mjedisor për 2022, tha se gjendja e mjedisit në Kosovë nuk është e mirë, teksa përmendi ndotjen e ajrit sidomos gjatë dimrit, ndotjen e lumenjve, tokës dhe deponimin e madh të mbeturinave.

Shqyrtimin e raportimit mjedisor për 2022 në fund të 2023 e kundërshtoi deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila tha se ky raport duhej të vinte në fillim të vitit për shqyrtim në Kuvend.  Ajo u shpreh kritike ndaj ministrit Aliu për gjendjen e mjedisit, derisa nënvizoi se Kosova është shndërruar në një deponi mbeturinash.

Në anën tjetër, deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, tha se Qeveria Kurti nuk e ka prioritet mbrojtjen e mjedisit.

Edhe deputetë të tjerë adresuan shqetësime për raportin mjedisor për 2022, ku kërkuan ndërmarrjen e masave nga ekzekutivi për mbrojtjen e mjedisit.

/TV Arbëria