Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se gjatë monitorimit dhe përcjelljes së cilësisë së ujit të pijshëm, ka vërejtur ngritje të vlerave të manganit në mostrat e ujit në zonën e cila furnizohet nga liqeni akumulues i Badocit.
IKSHPK me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të popullatës, ka apeluar te qytetarët që furnizohen nga Fabrika e Ujit në Liqenin e Badocit që të mos e përdorin ujin për pije deri në njoftimin e radhës.
“KRU “Prishtina” Sh.A. ka ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme:
- Zvogëlimin e sasisë së prodhimit për të ruajtur cilësinë e furnizimit;
- Intensifikimin e proceseve të shpërlarjes së rrjetit shpërndarës, përfshirë edhe gypat magjistral dhe sekondar.
- Gjithashtu, për të siguruar furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për zonat e prekura (sipas hartave të prezantuara), KRU “Prishtina” do të ofrojë ujë përmes autoboteve, në përputhje me orarin e përcaktuar dhe të prezantuar nga kompania.”, ka njoftuar IKSHKP-ja.