Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Rriten infeksionet në Gjermani, mjeku: Nuk kam parë kurrë kaq shumë të sëmurë!

Rriten infeksionet në Gjermani, mjeku: Nuk kam parë kurrë kaq shumë të sëmurë!

Numri i njerëzve në Gjermani, që janë duke vuajtur nga ndonjë lloj infeksione apo sëmundje ka mbërritur dimensione të tilla, të cilat presidenti i Shoqatës gjermane për Kujdesin Intensiv dhe Emergjencat, Christian Karagiannidis, i përshkruan si “historike”.

“Nuk kam parë kurrë diçka të tillë në jetën time. Shkalla e sëmundjeve në të gjithë popullatën është jashtëzakonisht e lartë”, është shprehur ai për mediat vendase. Sipas Karagiannidis, edhe pse Covid nuk është më problemi mbizotërues, në shumë rajone, shtretërit në repartet e terapisë intensive, janë pothuajse të gjithë të zënë.

Aktualisht, jemi duke luftuar shumë sëmundje, gripin sezonal, sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes, plus emergjencat e zakonshme. Përveç numrit të lartë të pacientëve, spitalet e Gjermanisë, ndërkohë, po përballen edhe me mungesa ilaçesh”, tha Christian Karagiannidis.

Karagiannidis u ka bërë thirrje autoriteteve shtetërore të prodhojnë ilaçe paraprakisht dhe që ato të magazinohen, në mënyrë që qasja në to, të jetë me e lehtë.

“Duhet të fillojmë të shohim mundësitë për të dalë nga kjo situatë. Ndoshta duhet të diskutojmë edhe nevojën për kapacitete prodhuese vendase për mjekimin esencial në nivel kombëtar”, shtoi më tej ai.

Edhe pse një gjë e tillë është e kushtueshme, siç pohon mjeku, është shqetësues fakti që një shtet si Gjermania duhet të përballet me mungesa të tilla.

Ministri i Shëndetësisë për Banarinë, Klaus Holetschek, i kërkoi qeverisë federale mbajtjen e një takimi urgjent përpara festave, për gjetjen e një zgjidhjeje, përpjekje këto në të cilat të përfshihet dhe sektori i shëndetësisë e industria e medikamenteve.

/Tch/

Themes by WordPress