Dje në ora 23:15 në SPB Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i qytetit “Shën Naum i Ohrit” është raportuar se tek ta është sjellë një i mitur nga Shkupi me lëndime të rënda.
Sipas njoftimit, rreth orës 22:40 në komunën e Gazi Babës në Shkup, ai dhe shoku i tij janë sulmuar me sende druri dhe metali nga disa të mitur të tjerë.
Po merren masa për zbardhjen e rastit, thonë nga MPB. /Telegrafi/